Sot në Nion zbardhen duelet me eleminim direkt në CHL dhe EL

- Sot në Nion (Zvicër), me fillim orën 12:00, shorti për fazën Play Off të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës.
Do të mësohen duelet vajtje ardhje për vendet 9-24 në të dy kompeticionet e UEFA-s sipas një rendi ku klasifikimi në fazën fillestare merr përparësi. Përpos asaj çfarë organizatorët kanë shpejtuar duke përcaktuar mini grupet e përplasjes eventuale, rëndësi merr fakti që vendet nga ai i 9-të deri te i 16-të takimin e kthimin e zhvillojnë në shtëpi.
Kështu në Champions ekipet që u renditën nga vendi i 9-të deri te i 24-ër si; Atalanta, Dortmund, Bajern Mynih, Real Madrid, Milan, PSV, PSG, Benfika,Monako, Brest, Fejnord, Juve, Selltik, Mançester Siti, Sporting dhe Klub Bryzh do të jenë gjithë vëmendje në orën 12:00 sot për kalendarin e kësaj faze që konsiston me mendësinë për të marrë 8 biletat e mbetura.
Ndeshjet e fazës Play Off të Ligës së Kampionëve zhvillohen më 11/12 shkurt 2025. Kthimi: 18/19 shkurt 2025.
E njëjta situatë dhe te Europa League ndërsa në orën 13:00 mësohen përfundimisht fatet e 16 skuadrave që fituan mbrëmë të drejtën për fazën play off. /Sportiim.al/