Nga Holanda te Elbasani, Loukali vishet verdheblu
Marokeni Karim Loukali është zyrtarisht një lojtar i AFElbasanit. Ishte vetë klubi verdheblu që raportoi afrimin e ish lojtarit 27-vjeçar i cili operon si një anësor i mirëfilltë. Ai vjen nga klubi i Top Oss, skuadër e nivelit të dytë në Holandë.
Njoftimi i Elbasanit:
“Sulmuesi maroken vjen për herë të parë në Shqipëri pas eksperiencës në Erste Divise në Hollandë tek ekipi i TOP Oss.
Karim është rritur profesionalisht në akademinë e Utrecht. Sulmuesi anësor numëron paraqitje në kategoritë superiore me Debrecen në Hungari, Karmiotissa në Qipro dhe Riga në Letoni”/Sportiim.al/
