Fundjavë e nxehtë, Vora viziton Burrelin, Flamurtari në Lushnje

Kategoria e Parë luan nesër dhe të dielën 6 takmiet e parashikuara për javën e 21-të të saj. Në dy ditë por me orarin e njëjtë 13:30 skuadrat e nivelit inferior janë në kërkim të konsolidimit të objektivëve sezonalë.

Nesër Kastrioti pret Valbonën, Pogradeci ka punë me Korabin ndërsa Erzeni takohet me Apoloninë.

Ndërkaq e diela ofron ndeshjen Burreli- Vora e cila konsiderohet provë e vështirë për kryesuesit e Arjan Bellait ndërsa paralelisht dhe me të njëjtën progonozë sfida Lushnja- Flamurtari. Besa pret në shtëpinë e Partizanit Kukësin.

Kategoria e Parë, java e 21:

Nesër 1 shkurt:

13:30

Pogradeci-Korabi

Kastrioti-Valbona

Erzeni-Apolonia

Të dielën:

Burreli- Vora

Lushnja- Flamurtari

Besa-Kukësi (në kompleksin ‘Partizani’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!