Fonseka zyrtarizohet në krye të Lionit

Mbrëmë ishte në tribunë për të ndjekur Lion-Ludogorets (1-1 Europa League) por nga sot Paulo Fonseka bëhët trajner zyrtar i skuadës franceze.

Paulo Fonseca është trajneri i ri i Olimpik Lion. Trajneri portugez 51-vjeçar, i shkarkuar nga Milani para Vitit të Ri nis sërish në Ligue 1, në stolin e OL. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027.

Deklarata zyrtare për shtyp e Lionit:

“Olympique Lyonnais është shumë i lumtur të njoftojë emërimin e Paulo Fonseca si trajner i ri i ekipit profesionist deri më 30 qershor 2027. Kjo zgjedhje e bërë unanimisht nga John Textor dhe gjithë menaxhmenti sportiv, është pjesë e dëshirës për t’i kthyer Olimpiquen. Lyonnais ka një ambicie të fortë, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë evropian…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!