Të premten/ Egnatia dhe Teuta pritës në aktin e 23-të
Abissnet Superiore nis javën e 23 -të kampionatit të 86-të këtë të premte të 31 janarit. Pikërisht në ditën e fundit të sesionit dimëror të merkatos. Ajo vjen me dy duelet; Egnatia- Bylis dhe Teuta- Vllaznia.
Tre ndeshjet e tjera një ditë më vonë. Ato i takojnë çifteve, Laçi- Partizani, Dinamo-Skënderbeu dhe Tirana- AF Elbasani e programuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Kampionati kryesohet nga Egnatia me 39 pikë. Ndjekin Partizani e Dinamo me 38 dhe Vllaznia me 37 pikë. Mbyllin Skënderbeu me 19 dhe Tirana me 21 pikë.
Abissnet Superiore, java e 23-të:
Nesër e premte 31 janar 2025
Egnatia- Bylis 13:30
Teuta- Vllaznia 16:30
Të shtunën, 01 shkurt:
Laçi- Partizani 13:30
Dinamo-Skënderbeu 16:30
Tirana- AF Elbasani 16:30 (në Durrës) /Sportiim.al/
