Simons, kartoni i talentit holandez blihet nga Lajpcig
Lajpcig mbërthen talentin holandez Ksavi Simons. Sipas Sky Sport DE, gjermanët më në fund kanë arritur një marrëveshje me PSG pas muajsh negociatash. Klubi Red Bull do t’i paguajë francezëve 50 milionë euro për holandezin e ri, i cili do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027.
Njoftimi pritet së shpejti dhe parisienët mund të fitojnë deri në 80 milionë euro nëse arrihen të gjitha pikat e kontratës së re. Drejtori sportiv i Lajpcig Marsel Shafer thuhet se ka vulosur lëvizjen në Londër ditët e fundit.
Mesfushori i lindur në 2003, u rrit në sistemin e të rinjve të Barcelonës, por u largua nga katalanasit në 2019 për t’u transferuar në Paris. Nuk gjeti hapësirë te ekipi i parë dhe më pas kaloi në huazim fillimisht te PSV, ku u shfaq talenti i tij dhe më pas te Lajpcig ku po vendoset në nivele të larta.
