Serxhio Ramos përfundon në Meksikë
Pas disa orësh negociatash, Monterrey (Meksikë) ka mbyllur një lëvizje të pabesueshme për kampionatin Clausura 2025 dhe Kupën e Botës për Klube.
Súper Deportivo deklaron me siguri absolute se Serxhio Ramos do të jetë një lojtar i ri për Monterrey. Kampioni i Botës 2010 me kombëtaren spanjolle do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare.
Marrëveshja ka përfunduar dhe e vetmja gjë që mungon janë ekzaminimet mjekësore që Ramos të mund të nënshkruajë kontratën dhe të bëjë njoftimin zyrtar.
Prej disa ditësh ‘Rayados’ kishte negociuar me mbrojtësin spanjoll dhe, ndonëse fillimisht kërkesat financiare të spanjollit kishin imponuar një ndërprerje serioze të negociatave. Në orët e fundit pritet çasti vendimtar.
