Mesjava ofron Kupën, Partizani në Laç, Elbasani pret Vllazninë…

Kupa e Shqipërisë, edicioni i 73-të i saj ecën të mërkurën e 5 shkurtit me tri takime dhe të enjten me një duel në të vajtjes për fazën drejt gjysmëfinaleve.

Tetë skuadrat në garë e kanë prioritet shkuarjen deri në fund të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në vend me përballjet që luhen në dy fasho oraresh.

Kështu Bylis-Egnatia dhe Laçi- Partizani do të jenë ndeshjet e para teksa sipas Departamentit të Garave në FSHF startojë në orën 13:30. Takimi tjetër i ditës së mërkurë liston sfidën AF Elbasani- Vllaznia (17:00).

Ndërkohë çifti i fundit Dinamo Siti- Skënderbeu është parashikuar të zhvillohet të enjten në “Elbasan Arena” të Elbasanit në orën 17:00.

Takimet e kthimit ato që do prodhojnë dhe 4 skuadrat gjysmëfinaliste luhen më 26 shkurt.

Kupa e Shqipërisë, turi për 1/4-at:

Të mërkurën 05 shkurt 2025

13:30/ Bylis-Egnatia

13:30/ Laçi- Partizani

17:00/ AF Elbasani- Vllaznia

Të enjten:

17:00/ Dinamo Siti- Skëndebeu (në Elbasan)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!