Trazira në Shtutgart, arrestohen tifozët e PSG

Ndeshje ‘finale’ në Shtutgart ndërmjet Shtugartit vendas dhe PSG-së këtë mbrëmje në Ligën e Kampionëve. Megjthatë raportimet e fundit e lidhin këtë ndeshje me trazirat që kanë nisur në rrugët e qytetit gjerman.

Janë pesëdhjetë e nëntë tifozë francezë që mbërritën në Shtutgart për ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së (fillimi në orën 21:00) janë arrestuar dhe do të mbahen në izolim deri nesër në mëngjes raporton Sportmediaset.

Lajmin e ka bërë të ditur policia lokale. “Ultratsit francezë dhe gjermanë nga të dyja skuadrat po planifikonin të përplaseshin jashtë stadiumit”, theksuan autoritetet gjermane, duke zbuluar se edhe tifozët e Sent Etien udhëtuan në Gjermani për të mbështetur ultrasit e Shtutgartit.

Për të shmangur tensionet e mundshme, policia gjermane, e mbështetur nga policia parisiene, ka kryer që prej ditës së djeshme kontrolle të synuara në stacion dhe në hotelet e qytetit. Një gjyqtar ka urdhëruar që 59 tifozë të mbahen në paraburgim “për të parandaluar ekseset deri në fund të ndeshjes”.

Në të njëjtën kohë, 47 tifozë të ekipit vendas, të cilët tentuan të ndiqnin ultras francezë, u ndaluan të hyjnë në qendër të qytetit dhe në lagjen Bad Cannstatt, ku ndodhet edhe stadiumi ‘Neckardstadion’ ku do të zhvillohet ndeshja./Foto:’X’/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!