Presidentja e NFF: VAR-i të mos hiqet në Norvegji

Federata Norvegjeze e Futbollit (NFF) ka rekomanduar që sistemi VAR të vazhdojë të përdoret në ligat kryesore, vetëm disa ditë pasi shumica e klubeve norvegjeze votuan kundër përdorimit të VAR.
NFF rekomandoi zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë “VAR” në vend të heqjes së tij.
“Megjithë argumentet e forta në favor të heqjes së VAR-it, veçanërisht kundërshtimet nga klubet e ligës më të lartë, organi qeverisës ka arritur njëzëri në përfundimin se gjëja më e mirë për futbollin norvegjez është ruajtja dhe zhvillimi i tij”, tha presidentja e NFF-së, Lise Klavenes.
Në votimin e javës së kaluar, ku morën pjesë 32 klube, 19 votuan pro anulimit të teknologjisë dhe 13 kundër.
Shoqata e Mbështetësit Norvegjez (NSA) po ashtu bën thirrje për t’i dhënë fund përdorimit të kësaj teknologjie, e cila përdoret në vendin skandinav që nga viti 2023, duke e akuzuar atë për vrasjen e spektaklit.
Aleanca, zëri i së cilës është me ndikim, do të mbrojë qëndrimin e saj në Asamblenë e planifikuar për 1 dhe 2 mars.
Presidentja e futbollit Lise Klavenes deklaron se vendimi unanim i Bordit të Drejtues të Federatës së Futbollit është të mbajë VAR, pavarësisht vendimit të klubëve të NTF për të kundërtën.
Ndërkaq nën presionin e klubeve të saj, Suedia vitin e kaluar u bë vendi i parë në Europë që vendosi të heqë VAR-in.