Legjenda Brajtner: Realit i mungon Virtz

Pol Brajtner ish-futbollisti gjerman, ishte një nga protagonistët e futbollit botëror në vitet ’70 dhe ’80. Mbrojtësi apo mesfushori i majtë, e ka lidhur emrin e tij me Bajern Mynih dhe Real Madrid, klube me të cilat ka fituar 5 kampionate gjermane, një Kupë Kampionësh dhe 2 kampionate spanjolle. Me kombëtaren gjermane fitoi Kampionatin Europian në 1972 dhe Botërorin në 1974, duke shënuar edhe në finale.

Ndërkohë ish-lojtari i Realit, Brjatner, gjatë programit ‘After Foot RMC’, u shpreh për lojtarin që i mungon Real Madridit për të qenë edhe më i kompletuar, duke piketuar Florian Virtz. “Ai është lojtari që u mungon, një lojtar i jashtëzakonshëm”, tha ish-futbollisti gjerman.

Në fakt talenti i Leverkusen, me kontratë deri në vitin 2027, është ylli i padiskutueshëm i skuadrës dhe është krejtësisht i qetë nën drejtimin e Çabi Alonso-s. Paraqitjet e tij gjatë dy viteve të fundit kanë qenë të klasit të lartë, me një numër prej katërmbëdhjetë golash dhe njëmbëdhjetë asistimesh në tridhjetë ndeshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!