Xhelal Farruku: Florenci po ecën në gjurmët e dinastisë

Burreli i sezonit të 77-të në Kategori të Parë po shfaqet dinjtoz dhe pretendent për t’u patur në konsideratë. Së paku për 4 skuadrat e zonës play -off teksa vjen pas Besës së Kavajës me 34 pikë.
Dje mundi 0-2 Erzenin (java e 20) në kompleksin ‘Partizani’ teksa të dy golat (9-të në total deri tani) u shënuan nga sulmuesi kryesor i tyre Florenc Ferruku (Farruku).
Sot xhaxhai i tij, ish mesfushori i spikatur i viteve 2000 Xhelal Farruku i tha ‘Sportiim.al’ se Florenci po ecën në gjurmët e dinastisë Farruku (në pasaportë mbimeri i tyre Ferruku, red).
“I ndjek ndeshjet e Burrelit dhe realisht po zhvillojnë një edicion mjaft të mirë. Puna e grupit por dhe ajo e Bicajt trajner kanë sjellë ndryshime dhe skuadra mbahet lart në tabelë…
Farruku? Ai është një talent i familjes tonë. Po piqet dita ditës dhe e shoh me mjaft të ardhme. Për të mos thënë që ka disa skuadra të Superiores por dhe në Kosovë që e kanë piketuar.
Ndoshta i duhet ta mbyllë dhe këtë edicion te Burreli e të konsolidohet edhe më tej. Nuk e kam pyetur kurrë për kontratën me klubin aktual por di që ka interes të shtuar ndaj tij”, tha ndër të tjera ish mesfushori i Burrelit, Partizanit, Lushnjës, Laçit, Tomorit dhe Besëlidhjes. /Sportiim.al/