Gjimshiti: Dimë cilësitë e Barcelonës, krenarë për 3 mijë tifozët…

Atalanta luan nesër në Barcelonë takimin e tetë dhe të fundit të këtij raundi në Champions League. Me Blaugranët e Hansi Flik të kualifikuar, bergamaskët do të kërkojnë të mos dalin pa pikë në mënyrë që të shpresojnë ruajtjen e pozicionit (vendi i 7) aktual e kualifikimit direkt.

Para këtij takimi ndaj Barcelonës foli Gjimshiti:

“Është krenari të mësojmë se kemi tre mijë njerëz nga Bergamo që na brohorasin, një mbështetje që nuk ka munguar kurrë dhe për të cilën jemi mirënjohës. Shpresojmë t’u japim atyre disa emocione”.

Këtë e ka thënë Berat Gjimshiti në prag të ndeshjes së Atalantës në Champions League në Barcelonë. Mbrojtësi i cili dje u shpall “Lojtari i Vitit i Kombëtares” në mbrëmjen Gala organizuar nga FSHF, foli në një konferencë për shtyp në stadiumin Montjuic:

“Fryma është e njëjtë si kur luajtëm kundër Komos (1-2 fitoi Atalanta , red). Në Champions League ishte një rrugëtim i mirë dhe ne jemi gati të tregojmë se e meritojmë këtu ku jemi tani. Të gjithë i dimë cilësitë e Barcelonës dhe ne e dimë se ata shënojnë shumë gola por ne luajmë të gjithë në mbrojtje dhe përpara për t’ju limituar mundësitë. Edhe ne nuk jemi keq me shifrat në fazën sulmuese. Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur.” ndër të tjera kapiteni kuqezi i Atalantës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!