Spanjë/ Luis de la Fuente zgjat kontratën deri në 2028

Fitoi ‘Euro 2024’ në krye të stolit të Spanjës, RFEF, gati të “lidhë” strategun e iberikëve.

Mungon vetëm njoftimi zyrtar, por rinovimi i shumëpritur i Luis de la Fuente si trajner i Spanjës është një punë e përfunduar.

Presidenti i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF), Rafael Louzán, do të dorëzojë kontratën e re të trajnerit në Bordin e Drejtorëve, i cili do të mblidhet së shpejti.

Pasi të miratohet, marrëveshja do të bëhet publike: de la Fuente do të udhëheqë Spanjën përtej Kupës së Botës 2026, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, të paktën deri në Kampionatin Evropian 2028.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!