Një javë nga zgjedhjet e FIGC, Uliveri me mandat të ri te AIAC

Ish trajneri i Bolonjës dhe u shumë skuadrave në Itali, Renzo Ulivieri, mbetet president i shoqatës së trajnerëve.
Asambleja e përgjithshme zgjedhore e AIAC, e cila u mblodh këtë mëngjes në qendrën teknike federale në Koverçiano, e rikonfirmoi 83 vjeçarin edhe për katër vitet e ardhshme.
E gjitha ndodhi një javë përpara Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të FIGC, e thirrur për të zgjedhur presidentin federal të hënën më 3 shkurt.
Me Renzo Ulivieri në krye, bashkë dhe tre zëdhënësit e tij teksa mbeten në detyrë Xhankarlo Kamoleze, Pierluixhi Vosi dhe Françesko Perondi. /Sportiim.al/