Erzeni pritës në shtëpinë e Partizanit, përballë Burreli

Pas pak nis dueli Erzeni- Burreli për javën e 20-të në Kategori të Parë. Kjo ndeshje e cila mbyll këtë xhiro ëshë planifikuar me start orën 12:00 në kompleksin ‘Partizani’ me të dyja skuadrat që janë në kërkim të pikëve maksimale.
Shijakasit pasi surpriizuan Besën javën e 19-të besojnë se mund të luftojnë deri në fund për të dalë nga vendi i 12-të që mbajnë që nga java e parë.
Në anën tjetër ekipi matjan me Ditmar Bicajn në stol janë duke zhvilluar një kampionat mbresëlënës duke qëndruar te zona që do të luajë play off-in për t’u ngjitur./Erga Kenga/