Edlir Tetova “Trajneri i Vitit 2024”

Edlir Tetova është zgjedhur “Trajneri i Vitit 2024”. Trajneri i Egnatias bëri historinë duke plotësuar tripletën me Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Ai ka drejtuar edhe skuadrat e Lushnjes dhe Ulpiana si dhe ka qenë zv, trajner tek Skënderbeu, Kukësi dhe Tirana.

Trajneri ndër të tjera ka falenderuar edhe çunat e skuadrës, duke ju thënë që pa ta ai nuk do të fitonte këtë çmim sonte. Edlir Tetova: Një falenderim shumë i madh shkon për Presidentin e Ferderatës për këtë super event sonte gjithashtu edhe për klubin tim aktual Egnatia. Faleminderit që më dhatë këtë mundësi për të qenë më i miri i vitit 2024. Një falenderim shumë i madh shkon për çunat e mi të palodhur. Pa ju nuk do të isha këtu sot.

Të nominuar për çmimin “Trajneri i Vitit 2024” ishin Edlir Tetova, Orges Shehi, Ivan Gvozdenovic, Ilir Daja. Në një ceremoni madhështore u dorëzuan çmimet për më të mirët e futbollit shqiptar gjatë vitit 2024. Spektakli më i madh i futbollit shqiptar u mbajt në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë

Mbrëmje gala e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, me partner mediatik Televizionin Kombëtar Klan. Një ceremoni madhështore dhe festë e veçantë, kushtuar arritjeve të futbollit shqiptar dhe përfaqësimit të Shqipërisë në Euro 2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!