Burreli kalon Erzenin, afrohet me Besën

Erzeni- Burreli 0-2 (Farruku 56′ (P), 86′)
Në dueline fundit të javës së 20-të në Kategori të Parë, Burreli ka mposhtur 0-2 Erzenin duke e lënë thuajse pa shpresë për qnëdrimin në nivelin e dytë të futbollit shqiptar.
Takimi i luajtur në kompleksin ‘Partizani gjatë mesditës së sotme u vendos nga dy golat e Farrukut (Ferrukut) me numërin 9-të të matjanëve që vijon të shklëqejë me bluzën matjane.
Fillimisht një penallti e shndërruar në gol në minutën e 56′ dhe më pas në të 86′ për golin e sigurisë. Pas kësaj ndeshjeje Burreli pozicionohet në vendin e katërt me 34 pikë, 6 më poshtë se Besa e vendit të tretë që ka 40 pikë në 20 ndeshje.