Stola në Elbasani- Laçi, vëndasit rrezikojnë nga Disiplina (video)

Ishin bukuria e këtij edicioni të 86-të të futbollit elitar mirpo tifozët e Elbasanit duket se po e bëjnë rutinë agravimin e situatës në zbatim të rregullores së FSHF-së, dhe rregullave strikte të UEFA-s dhe FIFA-s. Disa herë AF Elbasani është ndëshkuar me gjobë nga Disiplina teksa sot përgjatë Elbasani- Laçi (1-2) në një moment stolat nga vendakomodimi i tyre vërshuan brenda sektorit të fushës.
Dy humbjet radhazi të tyre në “Elbasan Arena” me Dinamon 3-1 dhe sot me kurbinasit 2-1, kanë rritur adrenalinën e tyre por ky veprim i sotëm bashkë me atë diçiturë një javë më parë për Ilir Dajën, tregonë se ende duhet punuar në aspektin organizativ. Për më tepër që ky “version” i sotëm mund të bëhët temë e Komisionit të Disiplinës në FSHF./Sportiim.al/