Silvinjo ndjek Bristol Siti – Bllekbërn, vëmendja te Mehmeti

Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri kualifikues të Kupës së Botës, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, po vijojnë turin e vëzhgimeve dhe takimeve me futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatet europiane.

Këtë herë, stafi kuqezi ka udhëtuar drejt Anglisë, ku ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Bristol City dhe Blackburn. Ata kanë vëzhguar sulmuesin Anis Mehmeti, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bristol City, i cili ka spikatur me performancat e tij të mira gjatë këtij sezoni.

Në vijim, stafi teknik i Kombëtares ka planifikuar vizita të tjera, për të ndjekur nga afër lojtarët e Kombëtares që aktivizohen në Europë./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!