Kvara debuton me barazim te PSG, gjeorgjiani: Të jemi më klinikë…
Kviça Kvaratskelia bëri debutimin e tij për Paris Saint-Germain kundër Reims të shtunën mbrëma. Talenti gjeorgjian, i ardhur në këtë merkato të janarit nga Napoli, tregoi menjëherë cilësinë e tij duke dhënë një asistim vendimtar, por ai nuk mjaftoi për të dërguar PSG drejt fitores: ndeshja përfundoi në barazim (1-1), duke e lënë PSG-në në vendin e parë në Ligue 1 me 10 pikë para Marsejës që luan sot.
Pas ndeshjes, Kvara analizoi paraqitjen e tij të parë zyrtare me klubin francez, duke shprehur keqardhjen për mungesën e qëndrueshmërisë së skuadrës para portës.
“Ishte një ndeshje e komplikuar. Reims është një ekip i mirë, por mendoj se mund të kishim fituar sepse krijuam disa raste. Duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, rezultate të mira do të vijnë. Nëse do të kishim qenë më të qartë në disa situata, mund të kishim shënuar më shumë dhe të sillnim fitoren”, tha gjerogjiani.
