Egnatia dhe Laçi fitojnë në transfertë, klasifikimi bëhët …klasik

Superiore, java e 22-të
Vllaznia- Egnatia 0-2 (Lushkja 18′ pen, A. Zejnullai 90+6′)
AF Elbasani- Laçi 1-2 (B. Lila pen 90+9’/ Mjaki 5′, Tresa 54′)
Abissnet Supriore nis të thotë fjalën e së vërtetës. Dukshëm ky vit kalendarik 2025 për të gjitha skuadrat në garë, po tregon se ka nisur plot seriozitet dhe se rezultatet janë ndër më të paparashikueshmet.
Dy takimet përmbyllëse të xhiros së 22-të Vllaznia-Egnatia 0-2 dhe AF Elbasani 1-2, përligjin rivalitetin që po shëqëron Superioren.

Në Shkodër, Vllaznia përballë Egnatias e pati të pamundur të marrë pikë pasi miqtë plot cilësi, shënuan dy herë me Lushkjen (penallti) dhe në fund me një supergol të Zejnullait.
Polemikë për një penallti të akorduar për vendasit nga Florjan Lata kur shifrat ishin 0-1, më pas ndërhyrja e VAR dhe vetë arbitri që anullon vendimin e tij.
Edhe në “Elbasan Arena” vendasit e Gvozdenoviç u surprizuan nga loja grintoze e Laçit pasi që në minutën e 5′-të Agan Mjaki shënoi në portën e Abalorës.
Në pjesën e dytë talenti Ledio Tresa (54′) dyfishoi për bardhezinjtë e Morieros teksa në të 90+9′, B.Lila shkurtoi diferencën me penallti për 1-2 final./Sportiim.al/