Brdariç karikon Vllazninë, Egnatia duket ‘top’
Pas Partizani- Dinamo (1-1) luajtur dje një tjetër sfidë me aromë ‘Final Four’ do të zhvillohet sot. Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia- Egnatia për të zgjuar ndjenjën e liderit në krye të klasikimit provizor të kësaj jave të 22-të Abissnet Superiore.
Sigurisht nëse mes dy skuadrave nuk do të ketë shënjën finale ‘x’. Te kuqeblutë pritet rikthimi i Grudës dhe Krymit për të cilët trajneri tha se janë në dispozicion. Tekniku 50 vjeçar në konferencë shtypi shtoi se Klinti Qato është i dëmtuar.
Egnatia e përforcuar së fundi edhe me sulmuesin Saliu Guindo dhe mbrojtësin Eljon Sota nuk di të bëjë paqe me objektivin për të marrë tri pikë kudo luan. I vetmi shqetësim për stafin teknik të tyre lidhet me gjëndjen jo optimale të kapitenit Renato Malota. Pjesa tjetër gati.
Kjo ndeshje e programuar sot në orën 17:00 pritet të ofrojë shumë tifozë në shkallë. Vllaznia ka 37 pikë ndërsa Egnatia një pikë më pak, 36-të. /Sportiim.al.
Java e 22-të:
Sot:
Vllaznia- Egnatia 17:00
AF Elbasani- Laçi 17:00
Zhvilluar të shtunën:
Bylis- Tirana 0-3
Partizani- Dinamo Siti 1-1
Skënderbeu- Teuta 2-1
