Besa barazon në Vorë, Flamurtari dy pikë larg kreut
Kavajasit më kërkues në fushë, nuk arritën të ruanin avantazhin në duelin më të rëndësishëm të javës së 20-të të Kategorisë së Parë me Vorën në udhëtim.
Një gol i Spahiut në të 69′-të u duk se do ta dërgonte Besën te tri pikët në duelin e sotëm ndaj Vorës kryesuse. Mirpo pa kaluar shumë minuta Dajan Shehi për ekipin vendas barazoi me kokë pas zhvillimëve nga këndi duke rikthyer qetësinë te Vora. E gjitha ngjau në duelin e javës së 20-të të Kategorisë së Parë.
Ndërkohë Flamurtari kaloi Kastriotin 3-0 në Vlorë. Të gjithë golat për vlonjtaët erdhën në pjesën e dytë me autorë Oshafi 53′, Ememe 70′, 87′.
Ndeshja e fundit e kësaj jave zhvillohet nesër në kompleksin ‘Partizani’ (12:00) ndërmjet Erzenit pritës dhe Burelit./ Sportiim.al/
