Tirana, triumfi në Ballsh, Shkëmbi nis me tri pikë

Abissnet Superiore, java e 22-të:

Bylis- Tirana 0-3 (Ernest 37′, Ndreca 62′, Rafael 90+7′)

Tirana me rikthimin e Bledi Shkëmbit në timon bëri një paraqitje dinjitoze në duelin e sotëm ndaj Bylisit vendas në “Adush Muça”.

Me një formacion të rinovuar kushtëzuar nga mungesa të diktuara dhe inspiruar nga afrimet e fundit në merkato, skuadra bardheblu gjeti golin e parë në këtë takim në të 37′-ën me Emanuel Ernest.

Në të dytën episodet shtohen pasi në të 62′ Ndreca për tiranasit, dyfishon shifrat teksa pak minuta më vonë (67′) Ernest del me të kuqe për një ndërhyrje brutale. Po ashtu Ofori për vendasit në të 75′ përjashtohet nga arbitri Çelaj pasi shkaktoi faul ndaj Zharmuni. Në kohen shtese Tirana shënon dhe te tretin per 0-3 final.

Gjithësesi tri pikë të arta për Tiranën e cila në kohë reale del nga zona e rënjës direkt. Mbi të gjitha tregoi vlera të shtuara ndaj një rivali direkt për rrëzimin./Sportiim.al/

Formacionet startuese:

Bylis: Hasanbelli, Bruno, Kamara, Ruçi, Malomo, Ofori, Berko, Peralta, A. Përgjoni, Abazaj, Ilieski. Tr: N. Dede

Tirana: Selmani, Mici, Dembele, Soler, Prengaj, Silva, F.Përgjoni, Ndreca, Ernest, Kola, Zharmuni. Tr: B. Shkëmbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!