Partizani- Dinamo si në kohë të arta, Shkëmbi e nis nga Ballshi

Superiore për ‘Superiore’. Kjo duket deviza e kësaj jave të 22 në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar. Në frontin kryesor duket se kalendari ka afruar një ‘Final Four’ të parakohshëm teksa të katër ekipet e kreut përballen me njëra tjetrën.

Në fakt, sot do të jetë vetëm takimi Partizani- Dinamo ndërsa tjetri, ai mes Vllaznisë dhe Egnatias gjëndët e programuar për nesër në orën 17:00.

Kjo xhiro nis me Bylis- Tirana (13:30). Skuadra vendase po kalon momentin më të mirë sezonal ndërsa bardheblutë enden në fund. Klubi nga Tirana sheh në drejtim korçarin Bledi Shkëmbi i cili e ka rikthim të dytë te 26 herë kampionët e vendit.

Ndërkaq supersfida (16:30) përkon me derbin e 149-të ndërmjet Partizanit dhe Dinamo Sitit. Ndryshe nga e kaluara e afërt, kjo ndeshje pritet të rindezë përballjet ndërkryeqytetase duke premtuar spektakël e ofruar shumë spektatorë në “Arena e Demave”.

Ndërkohë paralelisht me këtë duel zhvillohet edhe ai i Korçës teksa Skënderbeu i fundit përballet me Teutën që sikundër Shkëmi te Tirana e ka debutim me durrsakët.

Java mbyllet nesër me ndeshjet AF Elbasani- lapi dhe Vllaznia-Egnatia./ Sportiim.al/

Java e 22:

Sot:

Bylis- Tirana 13:30

Partizani- Dinamo Siti 16:30

Skënderbeu- Teuta 16:30

Të dielën:

AF Elbasani- Laçi 17:00

Vllaznia- Egnatia 17:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!