Mposhti Sabalenkën, Keys për herë të parë fiton Australian Open

Medison Keys është kampionja e re e Australian Open 2025 për femra. Në finalen e Melburnit, luajtur pak minuta më parë, 29-vjeçarja amerikane mundi numrin 1 të botës, fitues i dy edicioneve të fundit në tre sete 6-3, 2-6, 7-5 favoritja e madhe, Aryna Sabalenka.

Për amerikanen, e cila shpërtheu në lot gëzimi në fund të ndeshjes, është titulli i parë Slam në karrierën e saj. Keys dominoi setin e parë, më pas pësoi një rikthim nga bjellorusia përpara setit të tretë dhe vendimtar, i cili ishte i balancuar dhe që fituesja e mbylli në pikën e dytë të ndeshjes, duke thyer shërbimin e rivales së saj në ndeshjen e 12-të.

Amerikania, e 19-tanë rndtijen e ATP, do të kthehet në Top-10 dhe do të shpengojë veten pas gati 8 vitesh nga finalja që humbi në US Open në 2017. Sabalenka, me humbjen e saj të parë të vitit 2025 pas 11 fitoreve radhazi, nuk arrin të arrijë hat-trick në Melburn, diçka që nuk ka ndodhur që nga Martina Hingis (1997, 1998 dhe 1999).

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!