Bintsuka barazon në shtesë, derbi pa fitues

Java e 22 Abissnet Superiore:

Partizani -Dinamo 1-1 (Bintsuka 90+2’/Mandela 50′)

Skënderbeu-Teuta 2-1 (Bismark 37′ Pen, E.Rashica 79’/Lloci 9′)

Dy ndeshjet e orës 16:30 figuruan mjaft të luftuara për t’i shoqëruar takimet e sotme me gola e spektakël.

Spikati derbi Partizani- Dinamo Siti i cili u ngjit në “lartësi” në kohën shtesë teksa sulmuesi i kuq Bintsuka barazoi shifrat e ndeshjes në të 90+2′.

Goli i tij i asistuar nga Janjeva balancoi rezultatin pasi më herët blutë e Ilir Dajës po udhëhiqnin që prej minutës së 50′ kur Itodo Mandela shënoi një gol mjaft të bukur.

Ndërkohë në Korçë, Skënderbeu përmbys Teutën e cila sot pati në timon për herë të parë trajnerin Bledar Devolli. Goli i Matias Llocit realizuar në të 9′-ën u ‘neutralizua’ nga Bismark me penallti dhe 11 minuta nga fundi i krej takimit u kalua nga goli i Ermir Rashicës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!