Uoker, Milan e prezanton të hënën

Dje futbollisti i Anglisë dhe Sitit, Kajl Uoker pati afrimin e tij të parë konkretme klubin e ri të Milanit. Pasi zbarkoi në Linate rreth mesditës, anësori nuk donte të humbiste kohë, duke bërë një ndalesë të shkurtër në hotel përpara se të nisej për në klinikën La Madonnina ku iu nënshtrua kontrolleve të zakonshme mjekësore me klubin kuqezi.

Menjëherë më pas drejtimi drejt ‘Casa Milan’, ku ish-kapiteni i Mançester Sitit nënshkroi kontratën që do ta lidhë me Milanin deri në qershorin e ardhshëm, duke qenë se formula e transferimit të tij përfshin një huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje të caktuar në 5 milionë.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Uoker do të lidhet me Djajtë me një kontratë të re deri në vitin 2027, me vlerë 4.5 milionë euro në sezon. Prezantimi për shtyp me gjasë do të planifikohet për të hënën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!