Perez ‘Galaktiku’ pa limite
Florentino Perez do të bëhet presidenti më i vjetër në historinë e klubit të Real Madrid. Gjatë mandatit të 77 vjeçarit klubi ka fituar 65 tituj, 37 në disiplinën e futbollit dhe 28 në atë të basketbollit, ndër të cilët spikasin gjashtë Champions League dhe tre Euroliga.
Perez i njohur edhe si shpikësi i Superligës (sfumuar si ide deri tani) ka në organikën drejtuese 2025-29 dhe 4 Zëvendës presidentë dhe Sekretarin e përgjithëshëm Hoze Lius del Vaje. Në organikë dhe 13 Anëtar Bordi.
Ndërkaq sipas raportit vjetor të Deloitte Football Money League, Real Madrid është bërë skuadra e parë e futbollit që gjeneron të ardhura 1 miliardë euro (1.04 miliardë dollarë) në një sezon.

