Nagelsman zgjat kontratën me Gjermaninë

Julian Nagelsman zgjat kontratën si trajner i kombëtares gjermane për meshkuj edhe pas Botërorit të ardhshëm.
Trajneri aktual (37) ka firmosur kontratën e re, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028 dhe për rrjedhojë mbulon edhe Europianin e ardhshëm në Britaninë e Madhe dhe Irlandë. Njoftimi u bë mëngjesin e sotëm në Lajpcig në kuadër të ceremonisë së 125-vjetorit të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB).
Nagelsman tha: “Në shtator 2023, kur mbërrita në DFB, nuk mund ta imagjinoja të bëhesha trajner i ekipit kombëtar përtej Kampionatit Europian në shtëpi. Qëllimi ynë i madh ishte të ishim të suksesshëm në turne, por nuk mund ta imagjinoja se çfarë përfaqëson kombëtarja për popullin gjerman.
Zemra arrin dhe lëvizë të gjithë ne, jo vetëm mua, na tregon se rruga jonë e përbashkët është e duhura. Të gjithë së bashku – tifozët, ekipi dhe trajnerët – ne duam të rritemi më tej dhe me më shumë sukses. Duam të fitojmë tituj së bashku.”