Derbi/ Partizani i ribërë, sprova me blutë në shtëpi

Të shtunën (16:30) Partizani- Dinamo në komplaksin ‘Partizani’ derbi i rindezur në javën e 22-të Abissnet Superiore.

Abissnet Superiore këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 22-të. Në ballinë qëndron derbi Partizani- Dinamo Siti parashikuar të zhvillohet në kompleksin ‘Partizani’ këtë të shtunë orën 16.30.

Te të dyja kampet optimizimi në maksimum. Fakti që si Partizani ashtu dhe Dinamo janë në krye me 37 pikë e bëjnë këtë drebi numër 149 mjaft interesant. Të kuqtë janë shfaqur mjaft aktivë ditët e fundit. Largimet e sesionit aktual janë duke u plotësuar teksa nigeriani Blesing Eleke dhe vlonjati Mateo Çipi zgjerojnë grupin aktual.

Për më tepër që dhe lojtarë me probleme fizike janë duke u rekuperuar me shpejtësi. Bintsuka (qëndron në merkato, e kërkon Slask në Poloni), Domgjoni dhe Buxhelaj me gjasë do të jenë në dispozicion. Për Qirkon duhet pritur deri në çastet e fundit të prag ndeshjes.

Në kahun tjetër Dinamo Siti pasi ka operuar shpejt me afrimin e Fjoart Jonuzit duket se i beson kontigjentit aktual. Paçka se merkatoja ende është e hapur dhe blutë mund të godasin sërish. Ilir Daja pritet të jetë sërish pa sherbimet e Bruno Ditës apo të portierit Edmir Sali në rekuperim e sipër.

Superiore, java e 22-të:

Të shtunën:

Bylis- Tirana 13:30

Partizani- Dinamo 16:30

Skënderbeu- Teuta 16:30

Të dielën

17:00

AF Elbasani- Laçi

Vllaznia- Egnatia/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!