Bardhi te Bodrumspor, Seferi e Ajeti…

29 vjeçari teksa ka provuar të luajë në La Liga me Levante i bashkohet Bodrumspor me bazë…shqiptare

Enis Bardhi nga Trabzonspor te Bodrumspor. Një lëvizje e pritshme e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut pasi te ekipi i fundit kishte javë që nuk po konsiderohej lider.

Dhe menjëherë mesfushori i kombëtares maqedonase ka firmosur me Bodrumspor deri në fund të këtij sezoni me të drejtë zgjatjen edhe për një vit tjetër.

Kështu pas Arlind Ajetit dhe Taulant Seferit, Bodrumspor, do të ketë një tjetër futbollist shqiptar. Aktualisht ekipi i ri i Bardhit po lufton për mbijetesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!