UEFA zgjedh 11-ën e turit të shtatë, Alvarez më i votuari

Dita e shtatë e Champions League solli shumë emocione dhe u dalluan disa lojtarë. Mbi të gjitha Julian Alvarez i Atletiko Madrid, i votuar si “lojtari i javës”.
UEFA zgjodhi gjithashtu 11-shen më të mirë për raundin e sapo përfunduar:
Portier: Bijlov (Fejenord)
Mbrojtës: Kalabria (Milan), Singo (Monako), Gati (Juventus), Raum (Lajpcig)
Mesfushorë: Rafinja (Barcelona), Zhoao Neves (PSG), Sudakov (Shahtor Donjetsk), Vinicius (Real Madrid)
Sulmues: de Jong (PSV), Alvarez (Atletico Madrid)