Spostimi/ Erzeni pritës të hënën te shtëpia e Partizanit

Të shtunën dhe të dielën Kategoria e Parë ka në plan të zhvillojë ndeshjet e raundit të 20-të të saj. Skuadrat pretendente do të zbresin në fushë të dielën ndërsa sfida Vora- Besa konsiderohet finalja e madhe sezonale që luhet pikërisht në ditën e fundit të kësaj jave kalendarike.

Në fakt, orët e fundit bëhët e ditur se kjo xhiro e inferiorëve ka pësuar një ndryshim. Bëhët fjalë për takimin e planifikuar për t’u luajtur në “Tofik Jashari” mes Erzeneit vendas dhe Burrelit.

Ky takim është spostuar për ditën e hënë dhe do të luhet në orën 12:00. Jo vetëm kaq pasi ndeshja spostohet në kryeqytet për të luajtuar 90′-të minuta në stadiumin e Partizanit në Tufinë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!