Porto me trajner argjentinas, mbërrin Anselmi

Pak çaste më parë trajneri u filmua duke hyrë në ambientet e klubit aktual për të mbyllur e nisur drejt tokës luzitane
Argjentinasi Martin Anselmi do të jetë trajneri i ri i Portos në kampionatin portugez. Trajneri 39-vjeçar, sipas informacioneve nga TycSports, dhe të raportuara nga TMW do të largohet menjëherë nga Cruz Azul, ndrësa do të marrë dëmshpërblim me klauzolën e përfshirë në kontratë, prej 3 milionë dollarë.
Anselmi e filloi karrierën e tij në vitin 2015 si asistent te Independiente dhe u nis i vetëm në vitin 2021, kur iu besua pankina e La Calera. Me Independiente del Valle (Ekuador) ai arriti sukseset e tij më të mëdha, duke fituar Copa Sudamericana dhe Recopa.
Martin Anselmi llegó a muy temprana hora para recoger algunas cosas y partir rumbo a Portugal! pic.twitter.com/Y45dj42iC6
— El CHEMIN (@ElChemin1) January 23, 2025