Përplasje kreu, Partizani- Dinamo dhe Vllaznia-Egnatia…

Abissnet Superiore në fazë vendimtare. Këtë të shtunë do të nisin ndeshjet e xhiros së 22-të me kulmin e ditës që lidhet me derbin Partizani- Dinamo Siti parashikuar të zhvillohet në kompleksin ‘Partizani’.

Në fakt kjo ditë nis duelin Bylis- Tirana (13:30) aty ku vendasit në momentin më të mirë sezonal do të maten me Tiranën e pozicionuar në zonën e kuqe. Te bardheblutë rikthimi i trajnerit Bledi Shkëmbi i ngjan një debutimi të ri pasi korçari duket se e ka “bast” të madh te kryeqytetasit plot ‘halle’.

Një tjetër duel i ndezur pritet të zhvillohet në Korçë. Edhe këtu takimi vlerësohet me risk të madh për dy skuadrat që janë në momente të vështira pikësh. Te Skënderbeu presin fitoren ndërsa te kampi durrsak duan të shohin efektin e trajnerit debutues Bledar Devolli i cili mori vendin e Edi Martinit vetëm pak ditë më parë.

Nërkohë të dielën dy ndeshjet e mbetura të kësaj jave. Ata zhvillohen në orën 17:00 dhe lidhen me impiantet ndër më modernet në vend si “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”. Sigurisht takimi i Shkodrës sikundër Partizani- Dinamo, garanton spektakël me vendasit të gatshëm të shfrytëzojnë faktorin fushë.

Java e 22-të:

Të shtunën:

Bylis- Tirana 13:30

Partizani- Dinamo 16:30

Skënderbeu- Teuta 16:30

Të dielën

17:00

AF Elbasani- Laçi

Vllaznia- Egnatia/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!