Në fundjavë/ Vora- Besa finale për ‘Superioren’

Të shtunën dhe të dielën Kategoria e Parë do të zhvillojë ndeshjet e raundit të 20-të. Skuadrat pretendente do të zbresin në fushë të dielën ndërsa sfida Vora- Besa konsiderohet finalja e madhe sezonale.

Praktikisht kavajasit e përforcuar në mesjavë me dy futbollistë si sulmuesi Patrik Nonato (ish i Erzenit në Superiore) si dhe mbrojtësin Gabriel Kruz e kanë sfidë vendimtare për të qëndruar në valle me kreun.

Nga ana tjetër Vora e pandalëshme këtë kampionat, kërkon të stakojë një rival direkt për Superioren teksa fakti që luan në shtëpi, i jep bonuse të mëdha për tri pikë.

Po të dielën Flamurtari ka punë me Kastriotin në stadiumin ‘Flamurtari’. Vlonjatët kanë katër pikë më pak se Vora kryesuese dhe po aq pikë më shumë se Besa që rri e treta.

Sakaq të shtunën sfida të tjera me pritshmëri të lartë. Kështu me fillim orën 13:30 takimet: Valbona- Pogradeci, Apolonia-Korabi, Kukësi- Lushnja dhe Erzeni- Burreli.

Kategoria e Parë, java e 20:

Të shtunën 25 janar 2025

13:30

Valbona- Pogradeci

Apolonia-Korabi

Kukësi- Lushnja

Erzeni- Burreli

Të dielën ora 13:30

Vora- Besa

Flamurtari- Kastrioti/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!