Mançester Junajtid vendos ‘veton’, Riga e Prengës në histori

Raundi i 7-të në Europa League luajti sot 16 takime. Pas Gallatasaraji- Dinamo Kiev 3-3 dhe Beshiktash-Bilbao 4-1, takimet sot u zhvilluan në dy fasho oraresh.
Dramë në ‘Old Trafford’ aty ku Mançester Junajtid u barazua në fund të ndeshjes por në shtesë Bruno Fernadesh shënon për 2-1 në kohën shtesë. Befason Riga FS e Herdi Prengës e cila mund Ajaks 1-0.
Klubi pas ndeshjes:
“Zonja dhe zotërinj, kjo është historia. Fitorja e parë jona dhe e Letonisë në turne madhorë të Europës.”
Europa League, turi i 7-të:
Sot:
18:45
AZ Alkmar-Roma 1-0
Bodo/ Glimt- Makabi Tel Aviv 3-1
Porto- Olimpiakos 0-1
Fenerbahçe- Lion 0-0
Malmo- Tvente 2-3
Karabak- FCSB (Steaua) 2-3
Hofeniehim- Totenhem 2-3
Plzen- Anderleht 2-0
21:00
Eintraht- Ferencvarosh 2-0
Elfsborg- Nicë 1-0
Lacio- Sociedad 3-1
Ludogorets- Midjyland 0-2
Mançester Junajtid- Rejnxhers 2-1
PAOK- Slavia Pragë 2-0
Rigas FC- Ajaks 1-0
St. Union-Braga 2-1/Sportiim.al/