Eleke vishet i kuq, Partizani vlerëson sulmuesin

Partizani nis e lëviz seriozisht në merkato. Largimi i boshtit të skuadrës me destinacion ukrainën (Hadroj, Rrapaj, Cara, Mba) ka bërë që të kuqtë të marrin masa.

Përpos afrimëve të pak ditëve më parë, Blesing Eleke është futbollisti i fundit që prezantohet nga Partizani. Ai pason emra të tillë si; Padstreloov, Guxhufi, Sodik dhe Mateo Çipi.

Njoftimi:
“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Blessing Eleke. Klubi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin nigerian, i cili bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave te disa prej ekipeve mjaft me emër në arenat europiane.

Qendërsulmuesi 28 vjeçar konsiderohet një tjetër përforcim cilësor në merkaton e janarit dhe do të jetë një tjetër vlerë e shtuar e repartit ofensiv të ekipit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!