Egnatia e ka me “Laçin”, afron bomberin Saliu Guindo

‘Këpuca e Artë’ 2022 Saliu Guindo i është bashkuar Egnatias në Superiore. Ky është njoftimi i fundit i klubit rrogozhinas i cili duket se kompleton grupin me një sulmues ‘race’ si 28 vjeçari nga Mali.

Në fakt ngjan me një ‘koloni’ laçiane me destinacion klubin kampion në fuqi. Pasi rrëmbeu portierin Mario Dajsinani këtë janar 2025, radha i takon ish bomberit bardhezi i cili luajti për kurbinasit në dy perioda (2021-22 dhe 2023).

Një goditje big e presidentit Agim Demrozi i cili në pak vite ka “zbrazur” Laçin me lojtarë si Malota, Fangaj, Ndreca, Spahiu, Ujka, Lushkja, Sherri, Musta, Amer Duka, e deri të Shtubina. Të gjithë me të kaluar te bardhezinjtë.

Ndërkohë Guindo pas largimit nga Superioria u bë pjesë e Makabi Petak Tikva në Izrael për të provuar dhe eksperiencën greke me Lamia në Superligën helene./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!