Solskjaer zgjon bardhezinjtë, Rashica- Muçi shkatërrojnë Bilbaon

Debutim ëndrrash për norvegjezin Ole Gunar Solskjaer në drejtimin e Beshiktash. Skuadra e tij falë performancës brilante të Milot Rashicës e Ernest Muçit, shpartalloi 4-1 Atletik Bilbaon në ndeshjen e turit të 7-të të Europa League luajtur pak çaste më parë në Stamboll.

Takimi nisi me ritëm shumë të lartë nga vendasit të cilët pasi tentuan disa herë në pak minuta, zhbllokuan shifrat pas një supergoli të Rashicës në të 17-të. Kombinimi Muçi- Rafa Silva- Rashica prodhoi këtë gol për të ndezur duelin me baskët.

Ndërkohë në fundin e pjesës së parë Bilbao barazoi me Unai Gomezh. E dyta nis ‘zjarr’ teksa sërish Milot Rashica (60′) përfundon një aksion të nisur nga krahu i Ernest Muçit për 2-1. Mbrëmja magjike ecën me golin e luzitanit Rafa Silva në të 77′ dhe mbyll një tjetër portugez si Zhao Mario me penallti në të 92′-ën./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!