Merkato/ Egnatia merr Sotën, Tirana rezulton aktive

Ditët ecin dhe merkato shqiptare vijon të jetë jo shumë aktive. Elementi i shtuar nga FSHF e cila ka dhënë të drejtën e aktivizimit të 7 futbollistëve të huaj që tani, duket se ende nuk po shfrytëzohet nga shumë skuadra.
Me pak ditë (pak më shumë se një javë nga epilogu) në dispozicion merkatoja mbetet e përqëndruar kryesisht e fokusuar te klube me financa të shëndosha.
Në këtë periudhë Egnatia qëndron në majë pasi afrimet e Fernandos, Dajsinanit, Leo Melos dhe së fundi të Eljon Sotës (firmosi sot, deri në 2027) e kanë pasuruar ndjeshëm organikën e rrogozhinasëve gjithë pretendime.
Lëviz edhe Tirana. Pasi largoi Fjoart Jonuzin te Dinamo, Jordi Jakun te Bolonja, Silvio Vokrrin te Pogradeci apo Aran Isuf, bardheblutë hoqën edhe mesfushorin Hajrulla Tola.
Sidoqoftë kryeqytetasit afruan Ernest, Smaçin, Rafael De Freitas teksa dhe argjentinasi Vera me gjasë sot do të jetë pjesë e grupit të trajnerit të ri Bledi Shkëmbi.
Pjesa tjetër e klubëve të elitës po “luan” pak. Së paku në emra me CV të pasur futbollistike./Sportiim.al/