Devolli prezantohet te Teuta

Akordi ishte arritur më parë ndërsa sot Teuta prezantoi Bledar Devollin si pasuesin e Edi Martinit për stolin.
Njoftimi:
‘Klubi i Futbollit Teuta njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të pankinës blu. Pas një eksperience të gjatë si trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Devollit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Teuta. KF Teuta i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim!”