Çmenduri në Paris e Roterdam, Real e Arsenal fitojnë bindshëm

Goli i Ousmane Dembele ishte goli i 500-të për PSG në Kupat e Europës.

Pas biletave të Liverpulit dhe Barcelonës siguruar dje, edhe Arsenal dhe Inter janë shumë pranë zyrarizmit. Me fitoret e sotme respektive të dyja skuadrave në sfidën e fundit të raundit të 8 në program javën që vjen, do ju mjaftojë vetëm një pikë.

Ndërkohë çmenduri në Paris me superfidën PSG-Mançester Siti. Të dyja skuadrat e kishin domosdoshmëri fitoren teksa pas një pjese të parë pa gola, në të dytën ngjau ajo që nuk pritej.

Fillimisht Siti shënoi dy herë shpejt e shpejt më pas radha e vendasëve për të shënuar plot 4 gola duke rritur shanset për kalimin e turit përmes play off-it. E kundërta ngjet me Sitin i cili tani ka vendosur në pikëpyetje vijimësinë në Champions.

Sidoqoftë dështimi i Bajern në Roterdam me Fejnordin 3-0 ishte surpriza më e madhe e mbrëmjes. Më tej, fitoret me goleadë të Realit por dhe ato minimale të Milanit, Selltikut i dhanë bukuri këtij turi.

Sakaq konfigurimi përfundimtar i kësaj faze do të vijë pas ndeshjeve të raundit të tetë.

Champions League, sot:

18:45

Lajpcig- Sporting 2-1

Shahtjor Donjetsk-Brest 2-0 (në Gjermani)

21:00

Selltik- Jang Bojs 1-0

Fejnord- Bajern Mynih 3-0

Milan- Zhirona 1-0

PSG- Mançester Siti 4-2

Sparta Pragë- Inter 0-1

Arsenal-Dinamo Zagreb 3-0

Real- Salsburg 5-1/Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!