Champions/ Real e Siti detyrim fitoren, shqiptarë të shumtë në fushë

Supersfida në Paris, PSG apo Siti rrezikojnë seriozisht eleminimin.

Raundi i 7-të i Ligës së Kampionëve me 9 takimet e fundit të këtij raundi.

Pas biletave të Liverpulit dhe Barcelonës siguruar dje, të tjera ekipe pritet të afrohen ndjeshëm këtë mbrëmje me një vend te 8 më të mirat që ecin në raundin tjetër. Arsenal dhe Inter figurojnë ato skuadra…

Sakaq konfigurimi përfundimtar i kësaj faze do të vijë pas ndeshjeve të raundit të tetë.

Ndërkaq te Sparta -Inter tre lojtarë kuqeznj pritet të jenë përballë. Qazim Laçi, Indrit Tuci (por dhe Ermal Krasniqi) me çekët ndërsa Kristjan Asllani te Inter. Në fakt, të tjerë shqiptarë janë pjesë e skuadrave të sotme.

Arbër Hoxha dhe Arijan Ademi listohen te Dinamo Zagreg.

Te Jang Bojs ka emra të tillë si portieri Ardian Bajrami apo lojtarë si; Kastriot Imeri e Jashar Dema.

Champions League, programi për sot:

18:45

Lajpcig- Sporting

Shahtjor Donjetsk-Brest (në Gjermani)

21:00

Selltik- Jang Bojs

Fejnord- Bajern

Milan- Zhirona

PSG- Mançester Siti

Sparta Pragë- Inter

Arsenal-Dinamo Zagreb

Real- Salsburg/Sportiim.al/R

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!