Silvinjo mban masterclass mbi lidershipin në Credins Bank

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, mbajti një masterclass mbi lidershipin në ambientet e Credins Bank, ku foli për karrierën e tij si futbollist dhe trajner.

Gjatë referimit të tij, Silvinjo u ndal te momentet kyçe që shenjuan karrierën e tij futbollistike, karakteristikat e trajnerëve me të cilët ka punuar dhe është trajnuar, duke u fokusuar në dimensionin njerëzor të trajningut.

Ai ndau edhe detaje nga puna e tij si trajner i Kombëtares, duke nisur nga menaxhimi i stafit organizativ dhe teknik, përzgjedhja e lojtarëve, menaxhimi i rezultatit të ndeshjes, komunikimi me lojtarët në pushimin mes pjesëve, motivimi i lojtarëve etj.

Në përfundim të prezantimit u zhvillua një sesion pyetje-përgjigje, ku pjesëmarrësit diskutuan me trajnerin çështje të ndryshme të futbollit dhe lidershipit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!