Martini mbyll udhëtimin e pestë me Teutën

Shkodrani pritet të pasohet në stol nga gjirokastriti Bledar Devolli

Edi Martini sikundër dhe pritej e la Teutën edhe këtë radhë. Shkodrani pas humbjes me Partizanin deklaroi se do të shohë pozicionin e tij teksa sot palët kanë mbyllur zyrtarisht bashkëpunimin.

Njoftimi i klubit:

“Klubi i futbollit Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Gjatë këtij sezoni, Martini ka dhënë kontributin e tij në drejtimin e ekipit. E falënderojmë për punën dhe përkushtimin e tij dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Në ditët në vijim, do të zyrtarizohet trajneri i ri që do të drejtojë ekipin tonë në sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftim. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!