Marmoush te Siti, egjiptiani kryen vizitat mjekësore

Sulmuesi egjiptian Omar Marmoush (25) po kalon testet mjekësore me Mançester Sitin në Premier League përpara nënshkrimit të kontratës deri në vitin 2030.

Marmoush, i cili mund të luajë në të gjitha pozicionet sulmuese, ka shënuar 15 gola në Bundesligë deri më tani me Eintraht, vetëm një më pak se sulmuesi i Bajern Mynih, Herri Kejn, i cili aktualisht kryeson ligë me 16 gola.

Egjiptiani kishte arritur një marrëveshje për t’u transferuar në Etihad javën e kaluar, në pritje të një shtrëngimi duarsh mes klubeve. Negociatat mes dy skuadrave janë intensifikuar që atëherë, me klubin gjerman nga Frankfurti që pritet të marrë rreth 80 milionë euro për yllin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!