Emrat e legjendave në tribuna, Vllaznia i drejtohet Bashkisë zyrtarisht

Faqja zyrtare e Vllaznisë në një postim të fundit në Facebook shkruan se Klubi i Futbollit Vllaznia i është drejtuar Bashkisë Shkodër, si pronare e stadiumit ‘Loro Boriçi’, për emërtimin e katër tribunave të stadiumit me emrat e katër figurave të mëdha të futbollit shkodran e shqiptar; Ramazan Rragami, Paulin Ndoja, Medin Zhega dhe Sabah Bizi.
Postimi:
Sot Klubi i Futbollit Vllaznia i është drejtuar me një shkresë zyrtare Këshillit Bashkiak Shkodër me një kërkesë për emërtimin e katër tribunave të stadiumit “Loro Boriçi” me emrat e katër figurave të mëdha të futbollit shkodran e shqiptar e konkretisht Ramazan Rragamit, Paulin Ndojës, Medin Zhegës dhe Sabah Bizit. Një kërkesë kjo si vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë prej tyre për klubin tonë dhe futbollin shqiptar në tërësi.
